Pse nuk i pason askush Llullakut?

258318

Llullaku ka qenë lojtari i cili është shërbyer më pak në ndeshjen Shqipëri-Izrael, i cili e nisi lojën nga minuta e parë në rolin e një sulmuesi të majtë, në mbështetje të Bekim Balajt.

Sipas statistikave lojtarët tanë kanë preferuar më shumë të shërbejnë në krahun e djathtë, ku ishte i pozicionuar Roshi.

Llullaku rezulton si lojtari që në asnjë moment shokët e skuadrës nuk kanë tentuar të bëjnë pasime drejt tij. Edhe pse mbrojtësi i majtë Ansi Agolli ishte thuajse gjatë gjithë ndeshjes i vendosur lart, sërish nuk i ka shërbyer Llullakut.

Harta e pozicionimit dhe pasimit nga minuta e parë deri në minutën e 70-të nxjerr edhe një herë zbuluar Shqipërinë për lojën e dobët që zhvilloi ndaj Izraelit.

Edhe pse e mbylli me nëntë lojtarë dhe qarkullimi i topit ishte 49% me 51% për Izraelin, sërish kuqezinjtë stonuan në pasime.

Përveç Llullakut, më pak i preferuar mund të konsiderohet edhe Balaj, që bashkë me kosovarin dukeshin shumë të shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

Pin It