Blackberry nuk do të prodhojë më telefonat e vet origjinalë

_90522911_blackberry_neon

Kompania telefonike BlackBerry nuk do të prodhojë më telefonat e saj origjinalë pas 14 vjetësh në këtë treg. Dikur një lidere, kompania ka hasur vështirësi kundrejt konkurentëve të saj si Apple dhe Samsung. Dizajnet e fundit të kësaj kompanie janë realizuar në bashkëpunim me kompani të tjera.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, John Chen, tha se ende nuk është vendosur nëse Blackberry do vijojë të prodhojë telefonat me tastierë, por ata do të përpiqen të ruajnë pajisjet me ikona.

“Ajo që duam është të gjejmë një mënyrë eficente për të bërë para. Blackberry nuk mund të vazhdojë të prodhojë telefonat e vetë vetëm për një kategori të vogël klientësh besnikë ndaj produkteve të tij”, tha Chen për BBC.

Kompania njoftoi se do të mbështetet te partnerët për prodhimin e telefonave përmes një sipërmarrjeje të përbashkët me një kompani telekomi indoneziane. BlackBerry planifikon të kthejë vëmendjen te software-i, një lëvizje që e ka bërë gradualisht viteve të fundit teksa shitja e telefonave kishte rënë ndjeshëm.

Kompania hyri vonë në tregun e telefonave me prekje dhe konsumatorët vrapuan drej iPhone-ëve të Apple-it, Galaxy-ve të Samsung-ut dhe sistemeve të tjera Android të Google-it.

Në këto kushte nëse drejtori ekzekutiv John Chen nuk arrin të rrisë shitjet dhe t’i kthejë ato në favor të kompanisë, do të ketë më shumë presion për ta shitur BlackBerry-n.

_91410449_fb174cb3-7241-413f-96bb-d47577c2171e

 

 

 

Pin It