Ahengu shkodran si pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare

valle-popullore_obot_shkoder-1

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Shkodrës kulmoi me “ahengun shkodran”, i cili është një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Ahengu shkodran përmbylli aktivitetet kulturore të kësaj dite të organizuara në oborrin e Muzeut Historik në Shkodër.

Pjesë e këtij ahengu ishin këngë popullore qytetare shkodrane të ruajtura ndër dekada. Qytetarë të shumtë por edhe turistë të huaj, u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje kulturore të veçantë.

Trashëgimia muzikore shkodrane është e jashtëzakonshme dhe pjesë e saj janë rreth 320 këngë të ndryshme, të cilat burojnë nga krijimtaria e zejtarëve dhe artizanëve të këtij qyteti.

Ahengu shkodran është “zbulim” i kohës së Vezirit të Shkodrës ose Mustafa Pashës dhe kjo kohë, e bën pikërisht ahengun të instrumentalizuar me virtuozitet e që u përcoll me pasion nga brezi i këngëtarëve të rinj shkodran. Fillimet mbajnë si kujtesë sazexhiun Mehmet Agë Shllakun për të vijuar më pas me emra artistësh të cilët më vonë do të bëheshin pjesë e skenës.

Pin It