Fëmijët e Lumtur – Bisedë me ‘shkencëtar’ Amirin & ‘arkitekte’ Saidën

 

gggg

Emisioni ‘’Fëmijët e Lumtur’’ këtë javë erdhi me dy miq shume të mirë, Amiri dhe Saida nga të cilët morëm mesazhe të dobishme, kuriozitete interesante si dhe përshëndetje të ngrohta.

Programi nisi me një prezantim të shkurtër të Amirit dhe Saidës, ku na treguan për familjen e tyre, hobet, sportet që ata ushtronin, shëtitjet e bëra. Amiri na tha se i pëlqente shumë të lexonte dhe në biblotekën e tij të pasur kishte seritë e plota të Jeronim Stilton, Harry Poter dhe Artemis Fowl. Ndërsa Saida tha se i pëlqente muzika, kërcimi,vizatimi, hobe të cilat i ushtronte me shumë dëshirë.

Më tej Amiri na zbuloi në studion e ‘’Fëmijëve të Lumtur’’ edhe profesionin që ai ëndërronte. Amiri pëlqente shkencën dhe ai dëshiron të bëhet shkencëtar në degën e arkeologjisë, astronomisë dhe kimisë. Ndërkohë Saida dëshironte të bëhet arkitekte.

Dy miqtë tanë kishin shëtitur shumë, brenda dhe jashtë vendit nga ku thanë se shëtitjet iu mësonin kulturën, ushqimet tradicionale si dhe vlerësonin kohën për të pushuar.

Amiri na tregoi edhe për sportet me të cilat merrej. Ai luante basketboll dhe futboll, në basketboll ishte organizues, ndërsa në futboll portier. Por Amiri pëlqente edhe notin pasi kur notonte ndihej i lirë dhe i lehtë.

Dy të ftuarit tanë kishin një sjellje shëmbullore edhe në shtëpi. Saida ndihmonte mamin e saj në pastrimin, rregullimin e shtëpisë. Ndërsa Amiri bënte pazaret që nevojiteshin.

Gjatë bisedës Amiri na tregoi se çdo të thoshte për të kishte shok. Shokët janë personat që kujdesen për ty, të tregojnë të vërtetën, kalojnë kohë me ty, si dhe më kryesorja ta thonë gabimin në sy dhe jo mbrapa krahëve, tha ai.

Në pjesën e dytë të emisionit sëbashku me dy të ftuarit tanë mësuam sesi të ndërtojmë një aparat fotografik si dhe ndamë rubrikën e Vërtetë apo e Gabuar.

Në këtë rubrikë u fol për elefantët. Mësuam se elefantët nuk i harrojnë kurrë miqtë e vjetër dhe i dallojnë kushërinjtë e tyre nga aroma. Ata janë shumë të ndjeshëm dhe të dhembshur ndaj të vegjëlve të tyre. Po ashtu folëm edhe për merimangat, të cilave ju pëlqente shumë benzina saqë ndërtojnë rrjeta në serbatorët e makinave.

Një tjetër kuriozitetet ishte për domaten, e cila klasifikohet në grupin e frutave. Folëm edhe për robotin e parë në histori i cili ishte një zog që lëvizte me avull. Kurioziteti i fundit ishte për bletën, e cila ngordh pasi ajo ka thumbuar.Gjithashtu mësuam edhe ndryshimin e grerëzës dhe bletës. Bleta është më buçko dhe më gazmore ndërsa grerëzat më të holla e më inatçore.

Në pjesën e fundit të emisionit trajtuam rubrikën e enciklopedisë. Në ketë pjesë folëm për thatësirat e vdekjes. Bëhet fjalë për një periudhë të gjatë ku mungojnë shirat, lagështira, dëbora. Dëmet e saj nuk janë të menjëhershme, thatësira do kohë por kur ndodh shkakton dëme më shumë se të një tërmeti.

Gjithashtu, Amiri solli në studio vjershën ‘’Xhirafa edukatore’’ ndërsa Saida vjershën ‘’ Krokodili s’ha thërrime’’ të cilat u interpretuan mjaft bukur nga dy të ftuarit tanë.

Në fund të emisionit Saida dha një mesazh të vlefshëm për gënjeshtrën, e cila të zvarrit drejt çdo të keqeje ndaj nuk duhet gënjyer asnjëherë. Ndërsa Amiri solli për dëgjuesit dy pjesë nga Nastradini;‘‘Të varësh miell në tel’’, ‘’Nastradini dhe njeriu i zgjuar’’.

 

iuoioi

jhgkyluiul

 

 

Pin It