Ndihma ekonomike, dokumentacioni i qytetarëve do të plotësohet nga bashkitë

blendi-klosi-profil

Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e ndihmës ekonomike do të sigurohet nga administratorët e njësive vendore. Kështu parashikon skema e re e ndihmës ekonomike, e cila synon lehtësimin e procedurave për qytetarët që janë pjesë e ndihmës ekonomike dhe ata që duan të aplikojnë.

Gjatë prezantimit të skemës së re ekonomike ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, tha se ajo shmang sorollatjet e familjarëve për të plotësuar dokumentacionin.

“Me skemën e vjetër duheshin 7 dokumente për të marrë 8 mijë lekë në muaj, ndërsa me skemën që po prezantojmë sot janë administratorët e bashkive që do të ofrojnë dokumenta dhe familjarët nuk do të sorollaten. Më parë kishte shumë abuzime me skemën e vjetër, por mundësia për abuzim në këtë skemë është zero”, tha Klosi.

Skema është propozuar nga Banka Botërore dhe do të mundësojë që ndihma të shkojë tek njerëzit që kanë nevojë. Gjithashtu synohet ndryshimi i mentalitetitndaj kësaj klase shoqërore që duhet ndihmuar të integrohet në shoqëri. Skema e re do të zbatohet nga institucionet qëndrore në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Pin It