“Borëbardha dhe 7 Xhuxhët”, u publikua për herë të parë më 8 dhjetor të vitit 1938 në “Carthay Circle Theatre”, në SHBA. Ndonëse kanë kaluar kaq shumë vjet, Borëbardha vazhdon që të jetë një nga përrallat e preferuara të fëmijëve.
E bardhë si bora, me flokë të zeza dhe gojën si ngjyra e një trëndafili, bija e mbretit ka besuar tek dashuria dhe ka dashur gjithmonë të komunikojë me natyrën. Por njerka e keqe e ka parë atë gjithmonë si një grua të re dhe ishte shumë ziliqare për bukurinë e saj.
Borëbardha për ti shpëtuar mbretëreshës xheloze, fshihet te xhuxhat, por ajo arrin ta gjejë edhe aty dhe i jep një mollë helmuese, por Princi Charming e shpëton atë duke e zgjuar me anë të një puthjeje.
Disney përmes Borëbardhës tregon për herë të parë se si dashuria e madhe mund të riparojë gjithçka.