Bota përmes syve të Dalai Lama-s

Qëllimi i jetës është të jemi të lumtur. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por zemrat tona kanë nevojë për shpresë. Kjo na ndihmon të vazhdojmë përpara.

Konfliktet lindin kur fokusohemi në diferencat mes nesh: kombësia, religjioni, edukimi, pasuria. Është shumë më e rëndësishme të mbajmë mend se jemi të gjithë njerëz, dhe kjo na bën të gjithëve të njëjtë.

Miqësia nuk varet nga fama, paratë apo forca fizike. Ajo bazohet në besim dhe dashuri.

Çdo njëri nga ne duhet të mësojë të punojë jo vetëm për të mirën e vet dhe të mirën e familjes, por për të mirën e njerëzimit. Përgjegjësia është koncept që e siguron mbijetesën e njerëzimit.

Ndryshimet personale dhe në botë nuk ndodhin shpejt. Por nëse nuk përpiqemi, asgjë nuk do të ndryshojë.

Progresi teknologjik i ka bërë jetët tona më komode, por nuk na ka dhënë paqen e mendjes.

Nëse dëshironi të keni një jetë të lumtur, bëhuni të hapur dhe të mëshirshëm. Kjo është baza e çdo shoqërie të vërtetë.

Asnjë ndryshim nuk ndodh për shkak të vendimeve të qeverisë apo Kombeve të Bashkuara. Ndryshimet e vërteta ndodhin kur njerëzit fillojnë ta përdorin mendjen e tyre dhe t’i bazojnë vendimet në vlera.

Dhuna është metodë e së kaluarës për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve.

Është naivitet të mendojmë se mirëqenia e njerëzimit varet vetëm nga lutjet. Ne duhet të ndërmarrim veprime të vërteta.

Nëse një njeri e vret një kafshë, është e pikëllueshme. Por nëse një njeri e vret një njeri tjetër, është e tmerrshme.

Dua që të rriturit të jenë si fëmijët: të hapur dhe t’i pranojnë njerëzit siç janë vetvetja.

Mëshira e zvogëlon frikën, e rritë vetëbesimin dhe na zbulon forcën tonë të brendshme. Kur fillojmë t’u besojmë njerëzve tjerë dhe të bëhemi të hapur, ne ndalojmë së ndjeri të vetmuar dhe e kuptojmë qëllimin e jetës.

Feja ime është shumë e thjeshtë. Feja ime është mirësia.

Pin It