Botohen në 5 vëllime veprat e Arbën Xhaferit

Qendra Kulturore ‘Klan Kosova’ në Prishtinë dhe ajo Dudaj në Tiranë, sjellin botimin e vepravë të Arbën Xhaferit.

Të botuara në 5 vëllime me mbi 2000 faqe, veprat përmbledhin shkrimet e Arbën Xhaferit për shtetin, kombin, kauzën shqiptare në Maqedoni, marrëdhënihet shqiptaro-serbe, çështja e Kosovës etj.

Arbën Xhaferit u nda nga jeta më 15 gusht 2012. Ai ishte një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë. I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Pin It