Bradt Travel Guides për Shqipërinë : Pushimet duhet t’i kaloni në këndin më të veçantë të Ballkanit

butrinti-saranda-summer-tours02

Bradt Travel Guides e konsideron Shqipërinë një ndër destinacionet turistike për 2017. Sipas prestigjozes angleze, Bradt Travel Guide Shqipëria renditet ndër vendet e veçanta, që turistët duhet të marrin në konsideratë për pushimet e 2017.

“Planet tuaja të pushimeve duhet t’i kaloni në këndin më të veçantë të Ballkanit”, pohon ajo.

Natyra e peizazhit, biodiversiteti e biomasa e vendit, ofrojnë një ekosistem të mrekullueshëm ku secili nga vizitorët e huaj, do të përballej e do të shijonte me kërshëri çdo detaj të saj.

Nga bukuria magjepëse e Alpeve duke vijuar me madhështinë e kalasë së Gjirokastrës e Butrinitit e më pas me detin e kristaltë të Rivierës, vizitorët do të kuptojnë, se gjenden pranë një parajse të vërtetë natyrore aty ku do lindë sërish dëshira për t’u rikthyer.

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *