Brazil – Belgjikë apo Uruguai – Francë?

Në kuadër të fazës së çerekfinaleve të Botërorit Rusi 2018, ditën e sotme do të luhen 2 supersfidat e shumëpritura nga të gjithë futbolldashësit mbarë botën, sfida e parë Uruguaji – Francë në orën 16:00 dhe në orën 20:00 Brazil – Belgjikë.

Për të kaluar Belgjikën në çerekfinale të këtij kampionati, Brazili do të duhet të bëjë të pamundurën. Kjo pasi që nga finalja e vitit 2002 ku arriti të ngrejë kupën e botës pas fitores 2:0 ndaj Gjermanisë, kombëtarja Braziliane nuk ka mundur të luajë asnjë finale tjetër pasi është eleminuar rregullisht nga kombëtaret e europës qendrore.

Nga ana tjetër, Uruguai i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani dhe ka pranuar vetëm një gol në portën e tyre, ndërsa Franca ka treguar që është një nga ekipet pretendente në këtë kompeticion duke rrëzuar Argjentinën, Peurnë dhe Australinë e duke barazuar ndaj Danimarkës.

Mbetet të shihet se çfarë do të na ofrojnë këto supersfida dhe cila do të jetë përballja në gjysëm finale nga ky grup.

Pin It