Bujaria Hyjnore, e madhe e pashtershme…

Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij është e madhe dhe e pashtershme. Sado që njeriu të mundohet që ta përshkruajë, ai asnjëherë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Një prej këtyre formave të Bujarisë Hyjnore është se kur njeriu sprovohet me diçka, ajo i zëvendësohet me diçka më të mirë, nëse besimtari sprovohet me humbjen e një prej të dashurve të tij dhe bën durim shpërblehet me Xhennet.

Dijetari i shquar Muhamed ibn Uthejmin thotë: Fjala “të dashurin e tij” nënkupton atë që njeriu përzgjedh për vete, qoftë ky i përzgjedhur fëmija, vëllai, xhaxhai, babai apo një mik. E rëndësishme është se personi që njeriu përzgjedh ka një lidhje të ngushtë me të. Kështu që, nëse ndonjërin prej këtyre Allahu i Lartësuar e merr, dhe njeriu bën durim duke kërkuar shpërblimin tek Allahu, ai shpërblehet me Xhenet. Ky është një argument që dëshmon për bujarinë dhe mirësinë e Allahut ndaj robërve të Tij, sepse sundimi dhe urdhri i takojnë vetëm Allahut. Ti dhe i dashuri yt i përkisni Allahut të Lartësuar, e megjithatë, kur Allahu ia merr një njeriu të dashurin e tij, dhe ai bën durim duke kërkuar shpërblim, do të shpërblehet me shpërblim të madh.”

Pin It