Kalendari historik: 25 mars

1801 – Vdiq poeti gjerman Novalis,  28 vjeç. Emri i tij i vërtetë ishte Georg Philipp Friedrich Freiherr von Hardenberg, autor dhe filozof i romantizmit të hershëm studioi për jurist në Leipzig; pastaj për histori; Schiller ishte një nga profesorët e tij. Novalis gjithashtu u shoqërua me personalite të letërsisë gjermane si Goethe, Herder e Palin. Vdiq në moshën 28 vjeçare, la pas shumë poezi;

1880 – Në Janinë lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit. Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vëtëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizit. Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekullohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri – Mithati ishte zgjedhur me koncensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgimim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.

1937 – Italia dhe Jugosllavia nënshkruajnë Paktin e Beogradit. Më 1941, Jugosllavia u bashkohet fuqive të Aksit me nënshkrimin e Paktit Tripalësh.

1949 – Fushata e gjerë e dëbimeve filloi në Estoni, Letoni dhe Lituani për të detyruar kolektivizimin me anë të terrorit. Autoritetet sovjetike dëbuan më shumë se 92,000 njerëz nga Balltiku për në zonat e largëta të Bashkimit Sovjetik.

1957 – Krijohet Komuniteti Ekonomik Evropian (Gjermani Perëndimore, Francë, Itali, Belgjikë, Holandë, Luksemburg).

Lindje

1880 – Midhat Frashëri, politikan shqiptar, atdhetar i shquar, shkrimtar shqiptar († 1949)
1940 – Mina, këngëtare italiane
Vdekje

1985 – Sandër Prosi, aktor shqiptar

Festa dhe përvjetore

Greqi – Dita e Pavaresisë

 

Pin It