Çaji i sherbelës dhe vlerat e tij

 

Çaji i sherbelës është një prej ҫajrave karakteristik dhe tradicional të vendit tonë. Mund të themi se vendi ynë është i bekuar duke qenë i pasur me bimën e sherbelës, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.  Ajo gjendet kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe, por edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut.  Të huajt e duan dhe kërkojnë kaq shumë sherbelën tonë, për shkak të vlerave unike që ajo ka.

Sherbela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit. Përveç këtyre sherbela ka edhe disa veti të tjera kuruese të cilat do ti listojmë më poshtë.

Efekte antioksiduese

Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi. Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës. Çaji i sherbelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.

Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme

Çaji i sherbelës mund të ndihmojë në parandalimin e disa formave tumorale të qelizave të dëmshme. Sipas një studimi të publikuar nga “Revista e Bujqësisë dhe Kimisë Ushqimore” përbërësit fenolikë të sherbelës sigurojnë vlera antioksidante, të cilat mbrojnë ADN-në nga dëmtimet në zorrën e trashë. Ekstraktet e sherbelës sigurojnë riaftësim të menjëhershëm të ADN-së. Një studim i publikuar në vitin 2009 nga revista “Të ushqyerit dhe sëmundjet serioze” zbuloi që acidi, i cili është një nga përbërësit më aktivë në çajin e sherbelës, shkakton shkatërrim të parakohshme të qelizave dhe bllokon riprodhimin e qelizave malinje.

Mëlçi më e shëndetshme

Efektet antioksiduese të çajit të sherbelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherbelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë. Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi. Çaji i sherbelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.

Ndihmon kundër ankthit

Çaji i sherbelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit. Në një studim të kryer, një grup të rinjsh të shëndetshëm morën 300-600 miligramë suplemente të gjetheve të sherbelës përpara dhe pasi u bënë pjesë e një testimi për vlerësimin e nivelit të stresit. Të dyja sasitë përmirësuan humorin. Sasia më e ulët e përmirësoi ankthin përpara testit por jo gjatë tij. Ndërsa sasia më e madhe përmirësoi vigjilencën dhe qetësinë dhe pati rezultate më të larta të testeve.

Për të mos u neglizhuar

Çaji i sherbelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatzëna. Sipas informacioneve të, sasi të mëdha të sherbelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

Të mira plus

Çaji i sherbelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes.

Burimi: Agroweb

Pin It