Çekja duarartë që ktheu fshatin në galeri arti

Anezka Kasparkova nga Republika Çeke e ka kthyer çdo shtëpi të fshatit në një galeri arti. Thuajse çdo shtëpi në fshatin e saj e ka mbuluar me lule të pikturuara. Ajo është ish-punëtore e bujqësisë, ndërsa tani synimet e saj janë që fshatin ta bëjë sa më simpatik.

Me ngjyrë të kaltër dhe me një furçë shumë të vogël, ajo krijon modele pak të ndërlikuara, por shumë interesante në muret e shtëpive të fshatit.

Ajo këmbëngul se është një artiste e vërtetë dhe thotë se këtë punë e bën me shumë kënaqësi.

 

 

Pin It