Certifikimi i ashensorëve, mbi 15 mijë pajisje do kontrollohen

nhung-luu-y-khi-su-dung-thang-may

Deri në vitin 2011 ne Shqipëri janë regjistruar gjithsej 7303 godina dhe nga përllogaritjet, rezulton se 15 mijë ashensorë janë në përdorim.

Ndonëse shifra e censusit të vitit 2011 duhet të plotësohet, Inspektorati i Kontrollit të Ashensorëve në Ministrinë e Ekonomisë është në fazën e mbledhjes së informacionit. Ekspertet thonë se ende nuk dihet nëse në Shqipëri, qytetarët vijojnë të lëvizin me ashensorë të sigurte ose jo. Ligji parashikon që çdo ashensori, duhet të jetë i markuar me sistemin e konformitetit CE.

Pas krijimit të bazës se te dhënave, grupet e kontrollit do të punojnë në terren. Përgjegjësi ligjore aktualisht ka për ndërtuesin dhe administratorin që iu përgjigjet interesave të banorëve. Deri në 5 vite nga hipotekimi i pallateve, ashensorët iu takojnë ndërtuesve, e me pas administratoreve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i publikuar që në dhjetor të vitit 2015, parashikon kushte teknike specifike të ashensorëve që janë në përdorim civil. Nga ana tjetër, qytetarët do të duhet të presin dhe hapjen e Inspektoratit të Kontrollit per te mësuar nëse ashensorët qe përdorin, janë ose jo të sigurte.

Pin It