Kriteret si do të bëhet punësimi i mësuesve

mesues-2-905x395

Kur pritet të dalin rezultatet e testimit të mësuesve, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur kriteret se si do bëhet punësimi i mësuesve.

“Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në: Vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumatorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim”, thotë Ministria e Arsimit.

Në një qytet të caktuar, ku mund të jenë tre vende të lira për mësues në një profil të caktuar, do të klikohet në renditjen përkatëse të asaj Drejtorie Rajonale Arsimore dhe ftohet mësuesi, i pari sipas meritës, të zgjedhë preferencën e tij se në cilën shkollë dëshiron të punojë. Më pas komandohet në shkollën e caktuar.

Mësuesit do të punësohen me kontrata 1­vjeçare dhe më pas bëhet punësimi përfundimtar. “Në përfundim, në bazë të pikëve të grumbulluara mësuesit që janë renditur më lart me pikë vendosen në krye të listave të pritjes për punësim. Janë drejtoritë arsimore ato që japin propozime për punësim me kontrata 1 vjeçare të cilat mund të rishqyrtohen në përfundimit të këtij afati”, thotë Drejtoria Arsimore në Tiranë.

 

Pin It