Çfarë është mikrogjumi?

Gjumi është një proces i cili ka disa gjendje, pra jo tërësisht në gjumë ose zgjuar.

Një e mesme e tyre është mikrogjumi,ose ndryshe kotja. Në këto raste truri është në gjendje të fjetur dhe kalon disa sekonda pavetëdije.

Ndodh që e kuptoni që ju ka zënë mikrogjumi kur trembeni nga një zhurmë ose kur ju bie koka papritur. Kjo gjendje ndodh kur jeni duke bërë një punë rutinë, apo diçka që e njihni mirë e ju është bërë e përditshme.

Një studim nga Human Brain Mapping ka treguar se gjatë këtyre çasteve nuk fle i gjithë truri por një zonë e caktuar, në disa raste vetëm disa neurone.

Pin It