“Çfarë mendon, ashtu bëhesh”

  1. Nuk duhet ta humbasësh besimin tek njerëzit. Njerëzimi është si një oqean. Nëse dy ose tri pika në oqean janë të ndotura, kjo nuk e bën oqeanin të duket i ndotur.
  2. Njeriu është produkt i ideve të tij. Çfarë mendon, bëhet. Nëse unë i them vazhdimisht vetes se nuk mund ta bëj diçka, me shumë mundësi do të përfundoj si i paaftë për ta bërë atë gjë. Në të kundërt, nëse unë kam besimin se mund ta bëj diçka, unë mund të fitoj aftësitë e duhura për ta bërë atë gjë, edhe pse në fillim këto aftësi mund të më mungonin.
  3. Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.
  4. Atje ku ka dashuri, ka jetë.
  5. I dobëti nuk mund të falë asnjëherë. Falja është dhunti e personave të fortë.
  6. Ditën që pushteti i dashurisë do të mbizotërojë ndaj dashurisë për pushtet, atëherë bota do të njohë vërtet paqe.
  7. Sa herë që të ndeshesh me një kundërshtar, munde atë duke i treguar dashuri.
  8. Ti nuk e di vërtet se sa rëndësi ka dikush për ty, deri në momentin që e humb atë.
  9. Aktet më të thjeshta të mirësisë janë shumë herë më të fuqishme se mijëra zemra të përkulura në lutje.
  10. Nëse vendos të bësh diçka, bëje me dashuri, ose mos e bëj fare. / Bota.al

(Foto: punoi Gani Çekrezi)

Pin It