Çfarë ndryshimesh duhet të bëni në pranverë ?

 

Pranvera duket sikur ka ardhur, e bashkë me të lind nevoja që të ndryshojnë edhe shumë aspekte në përditshmërinë tonë. Ditë me më shumë energji na presin, ndaj le të fillojmë nga këshillat e mëeposhtme.

Të hani shëndetshëm në të gjitha vaktet

Të gjithë neglizhojmë nga pak deri në shumë, kur vjen fjala për vaktet që konsumojmë jashtë shtëpisë. Por nuk ka gjë që nuk zgjidhet dhe ushqimi i marrë me vete, është një zgjidhje shumë e mirë. Përfshirja e farave të lulediellit, farave të susamit dhe farave të kungullit në dietën e përditshme, është një tjetër alternative për t’u marrë vërtet në konsideratë. Ato përmbajnë triptofan, i cili është i rëndësishëm për të bërë një gjumë të qetë. Po ashtu, më shumë Omega 3, më shumë vitaminë C, më shumë vitaminë D, sidomos përmes mënyrave natyrale.

Bëni më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë

Shpesh heqim dorë nga gjërat që na pëlqejnë, sepse nuk gjejmë kohën për t’i bërë. Puna dhe detyrimet vijnë gjithmonë të parat. Duke i përfshirë të paktën 2-3 prej gjërave që vërtet na pëlqejnë, në listën e gjërave që duhen bërë gjatë javës, mundësitë për t’i realizuar rriten. Të paktën, sipas psikologëve.

Mos u shqetësoni shumë për çdo gjë

“Përpiqu të jesh një grua zonjë, që do të thotë të jesh optimiste në gjërat e parealizueshme, apo qoftë edhe në ato që ke dështuar”, thotë Josie Seydel, psikologe dhe autore. “Testoje vetëbesimin tënd! Gjej çfarë ke arritur në jetë dhe mos ki frikë të bësh pushim.”. Marrja e shumë gjërave përsipër, ndonjëherë tregon frikë ndaj asaj që të tjerët mund të mendojnë për ty dhe vetëvlerësim të ulët. Të dish të thuash jo, sigurisht për rastet kur duhet thënë, tregon forcë karakteri.

Kaloni më shumë kohë në familje

Në çdo vend, në çdo kohë, familja konsiderohet e shenjtë. Madje, për këdo që mund të pyesësh, familja vjen e para. Por, ritmet me të cilat punojmë e jetojmë sot, na bëjnë shpesh të harrojmë një nga qëllimet fillestare, se gjithçka bëhet në funksion të saj. Sipas psikologëve, koha e kaluar me njerëzit e dashur, rrit jo vetëm mirëqenien shpirtërore, por edhe performancën profesionale.

Pin It