Çfarë thonin sahabet për namazin e Profetit (s.a.s)?

Ebu Dherr (r.a) thotë: “Një natë ai u fal gjer në mëngjes. Sa herë u vinte radha ajeteve të lutjes, ai i përsëriste ato disa herë dhe falej me respekt e përkushtim, duke e bërë namazin një mozaik përgjërimi, bindjeje, paqeje e qetësie. Ai lexonte vazhdimisht lutje gjatë namazeve nafile, në sexhde, në ruku’ e në këmbë. Ai nuk kishte ngopje me faljen. Sado që të falej e të lutej, dëshira për namaz veç sa vinte e i rritej më tepër.”

Ibn Mes’udi (r.a) thotë: “Një herë vendosa të fal namaz natën bashkë me Profetin. Do ta kaloja natën pranë tij dhe do të kryeja të njëjtat adhurime me të. Nisi të falej, nisa edhe unë. Por ai vazhdonte të qëndronte në këmbë, pa u përkulur në ruku’. Kur mbaroi së lexuari suren Bekare, thashë me vete: “Ja tani do të përkulet në ruku”. Por ai vazhdoi, lexoi suren Ali Imran, pastaj suren Nisa, pastaj kaloi në ruku’. Aq u lodha gjatë atij namazi, sa e humba përqëndrimin e nisa të mendoja gjëra të tjera. Njëri nga ata që po i tregoja ngjarjen më pyeti: “Ç’ tÇ erdhi ndÇrmend?” Ibn Mes’udi (r.a) i thotë: “Mandova ta prish namazin e ta lë të qetë në namazin e tij…”

Nëna jonë e nderuar Aishe (r.a) e tregonte me këto fjalë namazin e tij: “Ai qëndronte në këmbë në një mënyrë të tillë sa nuk përshkruhet dot. Ai përkulej në ruku’, sa nuk përshkruhet dot. Ai shkonte në sexhde… nuk përshkruhet dot!” [Buhari, Tehexhud, 16; Muslim, Musafirin, 125.]

Burimi: Revista “Zani i Naltë”, viti III (XVII),2014, nr. 7 (160), fq.18

Pin It