Çfarë ushqimi të konsumoni në punë ?

33683_l

Të hash vaktin e plotë drekës teksa punon,  mund të jetë e vështirë për shkak të orarit, megjithatë nuk duhet lënë pas dore.

Sallatrat janë gjithmonë të pranueshme, nuk kërkojnë kohë dhe as shumë shpenzim. Për më tepër, janë komode për t’u transportuar në zyrë.

Më të shëndetshme për t’u ushqyer janë: perimet e pjekura, jeshilet, djathrat, misri, domatet, lakrat e ndryshme, fasulet, thierzat . Mund të jenë të gjitha pjesë e sallatrave, kombinuar sipas mënyrës që ju pëlqen.

Mjafton t’i zjeni perimet apo përbërësit e tjetër, e t’i shërbeni me vaj ulliri kripë e uthull o lëng limoni. Shembull është sallatë e ftohtë orizi, makaronash ose bullguri.

Në këtë mënyrë jo vetëm kurseni, por hani ushqim të kontrolluar dhe mbi të gjitha të shëndetshëm.

 

 

 

 

Pin It