Cikalleshi shënon dy gola të tjerë për Basaksehir (VIDEO)

sokol

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Basaksehir, Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formën e mirë.

Cikalelshi që kaloi nga RNK Split në Turqi te Basaksehir ka arritur të shënojë dy herë në ndeshjen e Kupës të zhvilluar me skuadrën Bandirmaspor. Ai shënoi në minutën 43 dhe 59.

Ndeshja mbaroi më rezultat 2-0, dhe me këto dy gola Cikalleshi ka shkuar në kuotën e 6 golave në Kupë.

Ai është golashënuesi më i mirë në Kupën e Turqisë duke lënë prapa shumë sulmues të njohur.

https://www.youtube.com/watch?v=_SG4DchuUSw

 

Pin It