CLR CFF, kafja e parë pa ngjyrë, del në treg në Britani

Pirja e kafesë në orët e para të mëngjesti për shumë prej nesh është bërë gati-gati domosdoshmëri. Një firmë ka krijuar kafen e parë pa ngjyrë në botë, e cila quhet CLR CFF dhe duket si ujë, por ka të njëjtën sasi kafeine sa 2 ekspresë.
Pija vjen në një shishe transparente, ndërsa prodhuesit pohojnë se ka shijen e një kafeje të ftohtë.

Të gjithë mund ta blejnë në faqen online të kompanisë ‘clrcff.com’, ndërsa ka filluar shitjet në Britaninë e Madhe.

Një pako me dy pije kushton 8 dollarë, ndërsa me pesë pije kushton 19 dollarë dhe krijuesit kanë treguar se është bërë me fasule arabie, por nuk përmban stabilizues, sheqer apo ëmbëlsues.

Pin It