Kalendari historik: 24 maj

1883 -Ura e Brooklynit në New York City hapet për trafikun. Për ndërtimin e saj u deshën 14 vjet.  Ura lidh ishullin Manhattan me bashkinë më të populluar të Nju Jorkut, Brooklyn. Forca lëvizëse prapa gjithë këtij projekti, John Roebling, ishte emigrant gjerman i cili kishte punuar për qeverinë prusiane si  ndërtues rrugësh. Ai doli me idenë e ndërtimit të një ure nëpër lumin East, pasi gjatë një udhëtimi me traget përgjatë lumit, trageti ngeci në akull dhe Roebling mbeti i bllokuar për orë të tëra.

1956 – Në Lugano, Zvicër, zhvillohet festivali i parë i këngës në Euro Vision. Historikisht, këngëtarët fitues në Euro Vizion që më pas kanë patur karrierën më të suksesshme muzikore veçohen anëtarët e grupit ABBA, fitues më 1974; dhe Celine Dion, fituese më1988.

1961 – Qipro anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

1964 – Lima; përleshje tifozësh në ndeshjen Peru – Argjentinë; më shumë se 300 tifozë u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën. Ndeshja ishte për kualifikim  për Olimpiadën 1964 dhe tifozët peruan u egërsuan kur arbitri i anuloi një gol skuadrës së tyre.

1992 – Zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës

1999 – Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, Hollandë, padit Sllobodan Millosheviqi dhe katër të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

 

Lindje

  • 1819 – Victoria e Mbretërisë së Bashkuar (v. 1901)
  • 1905 – Mihail Šolohov, shkrimtar rus, nobelist
  • 1937 – Serafin Fanko, aktor shqiptar
  • 1941 – Bob Dylan, këngëtar amerikan
  • 1945 – Priscilla Presley, aktore dhe sipërmarrëse amerikane
  • 1953 – Alfred Molina, aktor britanik
  • 1973 – Ruslana, këngëtare ukrainase

Vdekje

  • 1543 – Nikola Koperniku, astronom polak (l. 1473)
  • 1974 – Duke Ellington, pjanist, dirigjent e kompozitor amerikan i muzikës jazz.
  • 2000 – Kurt Shork, gazetar amerikan (lindi më 1947)
  • 2000 – Majrooh Sultanpuri, poet indian (lindi më 1919)
  • 2002 – Markfield Wallace, shkrimtar amerikan (lindi më 1926)
  • 2003 – Rachel Kempson, aktore angleze (lindi më 1910)
  • 2004 – Henry Ries, fotograf amerikan (lindi më 1917)
  • 2004 – Milton Shulman, autor kanadez dhe kritik (lindi më 1913)
  • 2004 – Edward Wagenknecht, kritik letrar amerikan (lindi më 1900)
  • 2005 – Karl Amery, shkrimtar gjerman (lindi më 1922)
  • 2005 – Arthur Haulot, gazetar belg (lindi më 1913)
  • 2006 – Henry Bumstead, artist amerikan (lindi më 1915)
  • 2006 – Michał Życzkowski, teknik polak (lindi më 1930)
  • 2007 – Bill Johnston, kriketer Australian (lindi më 1922)
  • 2008 – Dik Martin, komedian amerikan (lindi më 1922)
  • 2008 – Rob Knox, aktor britanik (lindi më 1989)
  • 2009 – Jay Bennett, kitarist amerikan këngëtar dhe kompozitor (lindi më 1963)

Festa dhe përvjetore

  • Dita e Presidentit të Kosovës
Pin It