‘Çmendet’ moti në SHBA, ngrin oqeani Atlantik

I ftohti ekstrem që ka prekur SHBA ka bërë që të ngrijë edhe oqeani Atlantik. Pamjet më të fundit  vijnë nga bregu lindor, i cili është dhe më i prekuri. Pas stuhive të tmerrshme me akull e përmbytje,  banorët u zgjuan me oqeanin e ngrirë.

Banorët e Massachusetts po përjetojnë një dimër të ashpër ku dhe peshkaqenët kanë ngrirë pasi uji u kthye në akull.

Një pamje tjetër e rrallë u zbulua në Hawaii, ku disa banorë vendas panë borë për herë të parë ndonjëherë në majë të malit Mauna Kea 13.800 metra.

Mali i Uashingtonit në New Hampshire ishte vendi më i ftohtë në botë në fundjavë me temperatura deri në – 70 gradë.

Pin It