Copa Del Rey, hidhet shorti i çerekfinaleve

Ashtu siç ishte vendosur më parë nga Federata Spanjolle Futbollit, sot në orën 12:30 është hedhur shorti i çerekfinaleve të Copa Del Rey, kompeticion në të cilin deri në këtë fazë janë kualifikuar ekipe si Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Espanyol, Sevilla, Valencia, Alaves, Leganes.

Pas hedhjes së shortit duket qartë se përballja më emocionuese e kësaj faze është ajo ndërmjet Atletico Madritit dhe Sevillës, skuadra këto të cilat po kalojnë një sezon mjaft të mirë në La Liga ku renditen në vend të 2-të dhe të 3-të.

Më poshtë do të gjeni edhe shortin e plotë sipas përballjeve.

Real Madrid – Leganes

Espanyol – Barcelona

Valencia – Alaves

Atletico Madrid – Sevilla

Pin It