Dallimi mes ëndrrës dhe ambicies…

Një djalë shkoi te kabina e telefonit që ndodhej brenda dyqanit dhe formoi një numër. Pronari i nje dyqanit i vuri veshin fjalëve të djalit. Çfarë bisede mund të bënte ai çunak i njomë?!

Me t’ju hapur linja, djali foli: “Zonjë! Unë jam një djalë dhe kam nevojë për një punë. Kam dëgjuar se kërkoni dikë që të kujdeset për barin e kopshtit tuaj. Unë jam gati ta pranoj.”

Zonja matanë iu përgjigj: “Po, por unë e kam një punonjës që kujdeset për barin para shtëpisë.”

Djali: “Zonjë, unë do ua korr barin me gjysmën e çmimit që i jepni atij personi.”

Zonja: “Në fakt unë jam shumë e kënaqur me punën që bën kopshtari ynë dhe nuk dua ta ndërroj.”

Djali: “Zonjë, unë do u fshij dyshemenë dhe shkallët e shtëpisë falas, nëse ma jepni këtë punë.”

Zonja: “Faleminderit, por nuk pranoj.”

Me një buzëqeshje të ngrohtë, djali e ktheu telefonin në vend. Pronari i dyqanit, i cili e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, e thirri djaloshin i cili ishte nisur të dalë jashtë.

Kur u kthye, pronari i dyqanit i tha: “Hej djalosh! Më pëlqyen aftësitë e tua dhe shpirti insistues. Prandaj, dua të ofroj unë një punë të përshtatshme.”  Djali i thotë: “Jo, faleminderit zotëri!”

Pronari i dyqanit i çuditur ia kthen: “Por ti i përgjëroheshe asaj zonjë për një vend pune!”

Djali me mirësjellje i thotë: “Jo zotëri! Unë thjesht po kontrolloja performancën time në punë. Në fakt, unë e kam atë punë. Unë jam personi që punoj për atë zonjën me të cilën po bisedoja.”

Kjo gjë quhet vetëvlerësim. Dallimi mes ëndrrës dhe ambicies, është se ëndrrës i duhet gjumë i qetë që ta shohësh. Kurse ambicies i lipset përpjekje pa gjumë që të arrihet.

Pin It