Danezët kanë “recetën e lumturisë”, prej 40 vitesh të parët më të lumturit

55eab021f018fbb8f89058d1

Prej 40 vitesh Danimarka klasifikohet si vendi më i lumtur në botë, duke ju referuar raporteve dhe studimeve të shumta. Jessica Joelle Alexander, një gazetare e diplomuar në psikologji është e bindur se ka gjetur recetën e  duhur të një bote të përsosur të cilën e sheh si një përzierje mes empatisë, respektit për vlerat e tjetrit, punës në ekip, respektit për veten dhe vetëbesimit.Jessica Joelle Alexander shpjegon se fëmijët danezë e mësojnë empatinë(aftësinë për të vënë veten në vendin e tjetrit) që në muajt e parë të jetës. Por ka shumë pika të tjera të rëndësishme në këtë tip të edukuari, prindërit i lënë fëmijët të luajnë të lirë dhe përpiqen që të mos u fshehin asgjë fëmijëve. Qëllimi është që gjithmonë të shpërblehen përpjekjet e fëmijës dhe jo rezultati që mund të arrijnë. Të menduarit pozitiv bën që fëmijët të mund të përballojnë situata kritike sapo fillojnë të rriten. S’kanë përse të kenë panik ndaj dhe e marrin gjithçka me qetësi. Është siguria e prindërve që i bën fëmijët të jenë më të balancuar dhe të sigurt.

Një arsye se përse fëmijët rriten të lumtur është se në Danimarkë ndalohet çdo lloj ndëshkimi trupor. Nuk është e lejuar që fëmijët të goditen qoftë edhe me një shuplakë.

Një detaj shumë i rëndësishëm në shkollimin e fëmijëve danezë është se ata nuk janë të ngarkuar me detyra shtëpie. Kur fëmijët danezë janë të vegjël nuk kanë kurrë detyra pas shkolle. Ndërsa rreth 60% e aktiviteteve në shkollë e kanë fokusin te puna në grup.

Janë këto cilësi dhe shume të tjera që Jessica Joelle Alexander i ka shpjeguar në librin “Metoda daneze për të rritur fëmijë të lumtur” që janë tregues i një fëmijërie dhe populli të lumtur.

Pin It