Ftoi, ” miniera” e vlerave shëndetësore

ftyua

Ftoi është anëtar i vetëm i gjinisë Cydonia. Ai është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë dhe 4-6 m e gjerë, dhe ka një frut me ngjyrë të verdhë, kur është i pjekur, 7-12 cm të gjatë dhe 6-9 cm të gjerë.

Fruti i papjekur është i gjelbër me push të bardhë, shumica të cilit hiqet kur fruti piqet në vjeshtën e vonë, dhe ndryshon ngjyrën në të verdhë. Gjethet janë 6-11 cm të gjata, me push të bardhë. Lulet çelin në pranverë pas gjetheve dhe janë të bardha ose rozë, 5 cm të gjera, me pesë petale.

Ftoi është i ushqyeshëm; ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë , dizenterisë  dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqëve, si dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje. Valesa e gjetheve të ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundje të syve.

 

Pin It