Dëbora paralizon fluturimet në Rinas, anullohen katër udhëtime

35_1-680x365_c

Ngricat dhe dëbora që zbardhi Tiranën një ditë më parë, kanë sjellë anulimin e të paktën kater fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Udhëtimet e anuluara janë ai Tiranë-Beograd në orën 04:15, Tiranë-Romë në orën 05:40, Tiranë – Milano në orën 6 e 30 dhe Tiranë-Bolonja në orën 7.

Nga ana tjetër autoritetet aereoportuale, kanë njoftuar shtyrjen e fluturimeve të tjera deri më tani për shkak të pranisë së madhe të ngricave dhe akullit në pistë.

Pin It