Nomofobia, frika nga të mbeturit pa celular

nomofobia-apo-frika-nga-mungesa-e-celularit-euml-sht-euml-n-euml-rritje_hd-780x439

Një fobi e re po qarkullon kohët e fundit. Bëhet fjalë për nomofobinë, e cila është gjendja e frikës dhe e panikut kur nuk ke telefon.

Numri i njerëzve të prekur me nomofobia u zbulua në një studim nga SecurEnvoy dhe tregon një rritje, në krahasim me një studim të ngjashëm katër vjet më parë, ku 53 për qind kanë pranuar frikën nga humbja e telefonit. Në studimin e fundit, prej 1.000 njerëzve të anketuar në Britani të Madhe, 66 për qind kanë pranuar se ndjejnë këtë frikë.Studimet tregojnë se më të ndjeshmit janë të rinjtë e moshës 18-24 vjeçare.

Simptoma kryesore e nomofobisë është shqetësimi që ndiejmë kur nuk kemi qasje në telefonin celular. Zbrazja e baterisë është një prej arsyeve kryesore pse përdoruesit nuk mund të shfrytëzojnë telefonin e tyre ndaj nuk është çudi pse tek një përqindje e madhe e konsumatorëve, jetëgjatësia e baterisë është faktor vendimtar gjatë përzgjedhjes së telefonit. Një tjetër arsye për të pasur frikë është edhe mundësia e thyerjes së ekranit të telefonit.

Pin It