Delawie: Pakti për kufirin me Malin e zi i drejte, duhet votuar

d_1472643548-531566

Ambasadori amerikan në Prishtinë, në një intervistë dhënë televizionit publik, ka ritheksuar se marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi është marrëveshje e mirë.

Ai ka theksuar se për këtë marrëveshje duhet të votojnë të gjithë përfaqësuesit në Parlament, pavarësisht se cilës parti i përkasin.

“Marrëveshja në thelb ratifikon kufirin i cili ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi kur Kosova ka qenë krahinë më 1974. Kjo është e përfshirë edhe në Kushtetutën e Kosovës. Është edhe në Planin e Ahtisaarit. Dhe kështu, vija të cilën e ka tërhequr komisioni është në rregull. Mendoj se Parlamenti do të duhej të votonte për miratim dhe mendoj se deputetët do të duhej ta mbështetnin atë. E shoh se kanë më pak interes në këtë çështje sesa shumica e qytetarëve të Kosovës, sepse shumica e kundërshtarëve ose veç kanë vizë Schengen ose kanë pasaporta të huaja që ua mundësojnë udhëtimin nëpër Evropë. Pra, mendoj se përfaqësuesit do të duhej të vënin interesat e qytetarëve në rend të parë dhe kështu vlerësoj se Parlamenti do të duhej ta votonte këtë dhe të gjithë përfaqësuesit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, ta përkrahin këtë marrëveshje”, ka thënë Delawie.

Pin It