Kosovë, shtyhet seanca për Demarkacionin

protesta-demarkacioni-ambasada-e-kosoves-tirane-opozita-e-bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lajmëruar heqjen e votimit të Demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës.  Kuvendi i Kosovës nisi punimet në një moment kur përpara selisë së tij po protestohej kundër marrëveshjes. Sipas partive opozitare Kosova nga ky proces humbet rreth 12 mijë hektarë tokë. Draft-marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi përmban 12 nene të cilat rregullojnë çështjen e kufirit të këtyre dy shteteve.

Pin It