Depoja e re në Yzberisht, zgjidhet problemi i thatësirës

Veliaj-te-depo-e-ujit-ne-Yzberisht-2

Vënia në punë e depos së re në zonën e Yzberishtit, pritet të zgjidhë problematikën e mbartur ndër vite në këtë zone, atë të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës thotë se kapacitet e depos do të sjellin 4 -fishim të rritjes së volumit të uji që shpërndahet në këtë zonë. Investimi është kryer në këtë fillim korriku për të përballuar këto muaj të nxehtë të verës për shkak të thatësirës nga temperaturat e larta.

 Yzberishti, është një ndër zonat e Tiranës që vuajnë kufizimet dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Bashkia e Tiranës beson se me depon e re të ujit, 30 mijë banorët e kësaj zone do të  furnizohen normalisht me ujë gjatë verës ku qyteti vuan nga thatësira për shkak të temperaturave të larta.

 

UKT ka ndërtuar mbi 1.2 kilometër rrjet ujësjellësi, i cili tashmë shkon në çdo pallat, duke çuar ujë në familjen e çdo banori të zonës.

 

Pin It