Sllovakia merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muaj

1198171

Sllovakia do të jetë shteti i radhës që do të marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muaj, duke pasuar në këtë mënyrë Holandën. Ceremonia e marrjes së drejtimit të këtij institucioni u realizua në Bruksel, ku Kryeministri Slovak Robert Fico, u prit nga Presidenti i Komisionit Zhan Klod Juncker. Në fjalën e mbajtur, Fico u zotua se gjatë presidencës së Slovakisë, nuk do të lejojë që vendimet krysore të bllokut të merren vetëm nga shtetet më të fuqishme të unionit.

 Pas gjashtë muajsh drejtimi nga ana e Holandës, do të jetë Sllovakia shteti i cili do të kryesojë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian deri më datë 31 dhjetor të këtij viti. Ceremonia e kalimit të mandatit u bë në Bruksel, ku Kryeministri sllovak Robert Fico, u prit nga Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Juncker. Ata mbajtën edhe një konferencë për mediat, ku Fico premtoi se nuk do të lejojë më që vendimet kryesore të bllokut të merren vetëm nga shtetet më të fuqishme.

Sllovakia ka paraqitur menjëherë edhe katër pikat kyçe në të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të saj në krye të një prej institucioneve më kryesore të BE-së. Ata kanë vendosur si prioritete:

  1. Forcimin ekonomik të Europës
    2. Modernizimin e tregut të përbashkët
    3. Aplikimin e politikave të qëndrueshme për emigracionin dhe procesin e kërkimit të azilit
    4. Ndërlidhjen e Europës me pjesën tjetër të botës

Sllovakia po merr drejtimin e Këshillit të BE-së në një moment mjaft kritik, në kushtet kur qytetarët britanikë kanë votuar për daljen nga unioni, ndërkohë që euroskepticizmi në kontinentin e vjetër është rritur ndjeshëm. Me interses të madh do të pritet strategjia që do të ndiqet për të vendosur stabilitet ekonomik, pas kaosit që pësuan bursat pas referendumit të cështjes brexit.

 

Pin It