Deschamps: Nuk kemi frikë nga entuziazmi i Belgjikës

Sonte në orën 20:00, do të luhet gjysmëfinalja e parë e “Rusi 2018”.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka deklaruar se skuadra e tij ka ndaluar Messin, kështu që nuk ka frikë nga entuziazmi i Belgjikës.

“Jemi të përgatitur për gjithçka, pavarësisht formacionit të tyre. Do të jetë si çdo ndeshje tjetër, siç u përballëm me Messin”, deklaroi Deschamps.

“Kanté e bllokoi mirë Messin dhe e vërteta është se Leo kundër nesh nuk u pa në fushë”, shtoi trajneri i “Gjelave”.

Pin It