Destinacion turistik, Shkodra

 

shkodra-small-750x353

Shkodra është qëndra administrative dhe ekonomike e veriut të vendit dhe si qendër ajo ofron edhe mundësitë më të mëdha për turizmin sezonal apo gjithëvjetor. I vetmi qytet në Shqipëri që ka “rreth vedi” detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.
Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin – perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera. Në këtë  stinë Shkodra ofron çdo gjë.Po të ndjekësh rrjedhën e Bunës në të dy krahët e saj ka një gjelbërim të harlisur i cili përplaset  bashkë me rrjedhën e lumit në detin Adriatik. Aty krijohen laguna e moçalishte që shërbejë si streh dhe vende ushqimi për shumë specie zogjësh e peshqish.Një zonë e mrekullueshme për sportin e peshkimit dhe të gjuetisë së shpendëve. Por jo larg grykëderdhjes së saj ndodhen dy plazhe të mrekullueshëm,ai i Velipojës dhe ai i Ulqinit.
Plazhi i Velipojës është padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe e pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës dhe  rruga është e përshtatëshme për një udhëtim normal.

Në pikun e sezonit, në periudhën 15 korrik – 15 gusht, numri i pushuesve i kalon 100 000 vizitorë dhe vërtet,ai ishte mjaft i populluar dhe drejt tij vazhdonin të vinin plot makina nga Shkodra dhe rrethinat e saj.

shkodra-lake

Liqeni i Shkodrës,Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës ka disa plazhe të vegjël familjarë. Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavor e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm.Por pikërisht këtu ndodhet dhe mrekullia e gatimit të peshkut,që nga tava e famëshme e krapit deri te peshku në tjegull e plot gatime tradicionale.

Bashkë me Shirokën, 3 km larg qytetit, e cila ndodhet përpara se të shkohet në Zogaj, ato përfshihen në qytetin e Shkodrës si lagje periferike të tij, edhe pse më parë njiheshin si fshatra.

Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise të pa shfrytëzuara dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua ofrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënë peshk.

Burimi: ata.gov.al

Pin It