Kalendari historik, 31 tetor

31 tetori është dita e 304-t e kalendarit gregorian (dita e 305-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 62 ditë.

black-stone

683 – Gjatë Rrethimit të Mekës, Guri i  zi i Qabes u dogj – dhe fisi Kurejsh, vendosi të mbledhë fonde të mjaftueshme për t’a rindërtuar. Guri u ndërtua me shtresa druri e guri dhe kur erdhi koha për pozicionimin në vendin e duhur, lindën disa mosmarrëveshje; të gjitha fiset që kishin marrë pjesë në rindërtim kërkuan të vinin dorë edhe në këtë hap të fundit. Por si? Për të zgjidhur çështjen, Profeti Muhammed pranoi rolin e arbitrit. Ai u tha që Gurin e zi t’a vendosnin mbi një qilim të fortë dhe pastaj përfaqësuesit e çdo fisi të vinin duart në buzë të qilimit, ta tendosnin fort dhe t’a ngrinin të gjithë së bashku; ndërsa Profeti Muhammed e fiksoi Gurin në pozicionin që ndodhet sot.

nevada_map

1864 – Nevada bëhet shteti i 36-të amerikan. “Dita e Pranimit” filloi të festohej që në vitin 1870,. Më 1933, legjislatura e Nevadës e shpalli këtë ditë festë shtetërore.

 

mount_rushmore_south_dakota-wide

1941 – Pas 14 viteve punë, përfundon përmendorja kombëtare në Malin Rushmore –  skulpturë e gdhendur në faqe të malit Rushmore në Dakotën e Jugut. Skalitur nga danezo- amerikani Gutzon Borglum dhe djali i tij, Lincoln Borglum, skulptura 18 metra e lartë paraqet 4 presidentë të Shteteve të Bashkuara: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln – 1745 metra mbi nivelin e detit.

99842-004-3b097fcf

Më 31 tetor të vitit 1952, një flakërim verbues drite dhe ulërima e thellë e një gjëmimi të hershëm shënoi fillimin e epokës bërthamore. Shtetet e Bashkuara kryen provën e parë me bombën me hidrogjen. Prova bërthamore, u krye në ishullin Eniwetok Atoll në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, duke çliruar energjinë e miliona tonë lëndësh eksplozive. Thuhet se bomba me hidrogjen ishte qindra herë më e fuqishme se bombat atomike që Shtetet e Bashkuara hodhën në Japoni për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Ishulli Eniwetok Atoll, 5 kilometra i gjatë dhe një kilometër i gjerë, u shkri plotësisht gjatë shpërthimit.

 

 

Pin It