Dibër: Fillon Festivali i 15-të i Teatrit Shqiptar në Maqedoni

850x636_69_teatri-shqiptar-shkup-41476533432

Në Qendrën e Kulturës në Dibër fillon sonte edicioni i 15-të i Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni, në të cilin do të marrin pjesë teatro nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

Festivalin do ta hapë kryetari i komunës Ruzdi Lata, pas së cilës do të shfaqet komedia “I sëmuri për mend”, i Teatrit të Kumanovës, Dramë Shqipe, në regji të Ahmet Jakupit.

Teatri Shqiptar, i cili tradicionalisht mbahet në Dibër do të zgjasë gjashtë ditë, kurse artdashësit do të kenë mundësi të përcjellin tetë shfaqje, njëra prej të cilave është jashtë konkurrencës.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit do të jepen çmimet për shfaqje më të mirë, regji, aktor dhe aktore më të mirë.

Mbajtjen e festivalit edhe këtë vit financiarisht e mbështesin Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe Komuna e Dibrës.

 

Pin It