Kokrrat ‘mirëbërëse’ të trëndafilit të egër

201605101725248091057

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Vetë fruti piqet gjatë muajve të verës dhe mblidhet në natyrë në muajt e vjeshtës. Trëndafilin e egër e gjejmë në çdo cep të Shqipërisë dhe përdorimi kryesor është ai medicinal.

Kokrrat e Trëndafilit të Egër më pas thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit. Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e Trëndafilit të Egër, por edhe të bimëve të tjera mjekësore, të cilat pas grumbullimit kanë si destinacion eksportin, por edhe tregun vendas.

Trëndafili i Egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë. Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze. Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës. Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.

Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.

Vlerat shëndetësore të Trëndafilit të Egër

1.Plot me antioksidantë.

Këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive. Shkencëtarët hungarezë testuan gjashtë antioksidantët e gjetur tek trëndafili i egër: beta-karotenin, luteinën, likopenin, neokromin, rubiksanthinë dhe zeaksanthinën. Të gjithë këto substanca rezultoi që kishin vlera të mëdha, për gjithësecili prej tyre kishte një karakteristikë që e veçonte nga tjetri. Sipas shkencëtarëve përzierja e këtyre antioksidantëve tek trëndafili i egër ofronte avantazhe të shumta shëndetësore.

2.Parandalon diabetin.

Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit. Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente tek minjtë për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimist për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

3.Parandalon melanomën e lëkurës.

Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës. Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene. Quercetina për shembull e cila gjendët në sasi të larta tek trëndafili i egër shërben si armë e fortë në luftën kundër melanomës.

4.Ndihmon punën e zemrës.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve. Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë arritën në 1.5 miliardë në të gjithë botën) që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

5.Lufton të ftohtin.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

 

Burimi: Agroweb.org

 

 

Pin It