De Biasi kandidat për stolin e Interit

debiasi

Interi dje pësoi një humbje shokuese ndaj Atalantës, dhe tashmë vendi i De Boer është më në rrezik se kurrë.

Në listën e emrave që mund të ulen në pankinën e Interit është dhe Gianni De Biasi.

Gazetari dhe analisti i njohur sportiv italian, Ivan Zazaroni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtuar emrin e trajnerit aktual të Shqipërisë si një zgjedhje perfekte për pankinën zikaltër. Emrat e tjerë që lakohen janë Fabio Capello, Francesco Guidolin, Laurent Blanc

Pin It