Milani dhe Interi janë të gatshëm për duelin në tregun e transferimeve për talentin italian të Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
Sky Sport Italia sugjerojnë se skuadrat nga San Siro nuk janë vetëm duke bërë luftë në derbi këtë fundjavë, por edhe në prapaskenë.
Kjo pasi, sipas këtij burimi, klubi Viola nuk duket të ketë qëllim në shitjen e reprezentuesit italian 22-vjeçar, por presioni nga skuadrat është i madh.
Bernardeschi është një figurë me dhunti të shumta që mund të luajë në të djathtë të mesfushës, në një sulm me tre ose si trekuartist prapa sulmuesve.
Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe dy asistime në 11 paraqitje në Serie A, ndërsa ka edhe shtatë paraqitje për kombëtaren e Italisë.