Frikë tek Liverpool, Coutinho kërkohet nga skuadrat e mëdha

coutinho

Drejtuesit e Liverpoolit kanë frikë se Philippe Coutinho do të transferohet në Real Madrid

Braziliani, Philippe Coutiunho është duke kaluar formë fantastike me Kombëtaren dhe skuadrën e tij Liverpool.

Fichajes.net shkruan se, për Coutinhon tashmë shumë skuadra kanë shprehur interesim, në mesin e tyre Real Madrid dhe Barcelona.

Real Madrid është i dënuar dhe nuk mund të bëjë transferime deri në janar të vitit 2018 dhe kjo e shqetëson edhe më shumë Liverpool.

Krejt kjo për faktin se, Reali do të shesë ndonjë lojtar dhe në mungesë të transferimeve për dy afate kalimtare, do të ketë mjaftueshëm para për të transferuar Coutinhon.

Gjithashtu për Coutinho ka shfaqur interes edhe Barcelona.

Pin It