Diferenca në jetëgjatësi mes grave dhe burrave ndryshon sipas shtetit

Study-Women-live-longer-than-men-but-with-more-disabilities

Jetëgjatësia dhe hendeku i moshës mes burrave dhe grave varion sipas vendeve të ndryshme. Organizata Botërore e Shëndetit publikoi studimin e fundit që tregon se diferencat në jetëgjatësinë e burrave dhe grave ndryshojnë shumë nga shteti në shtet.

Sipas studimit Rusia ka hendekun më të madh gjinor të moshës  me një diferencë prej 11.6 vjetësh. Në Rusi meshkujt jetojnë mesatarisht 64.7 vjet ndërsa femrat 76.3 vjet. Pas Rusisë vendet me diferencën më të madhe të jetëgjatësisë sipas gjinisë janë Bjellorusia me 11.5 vjet, Lituani me 11 dhe Ruanda me 10.2 vjet.

Në Shqipëri kjo shifër është 3.6. Sipas INSTAT  në vendin tonë femrat jetojnë mesatarisht 79.7 vjet, ndërsa meshkujt 76.1 vjet. Krahasuar me shtetet e tjera në botë, Shqipëria rezulton ndër vendet me hendek të ulët gjinor të jetëgjatësisë.

Sipas OBSH-së vendet me hendekun më të vogël janë shtetet afrikane me një diferencë prej 0.1-1.5 vjet.

Kjo ndryshueshmëri e madhe sipas shteteve të bën të mendosh se jetëgjatësia lidhet ngushtësisht me stilin dhe kushtet e jetesës në vende të ndryshme.

Pin It