TAP, përfundon 64% e infrastrukturës rrugore

TAP-route-550x396_550x300

Infrastruktura rrugore për ndërtimin e gazsjellësit TAP është realizuar në masën 64%. Aktualisht ka përfunduar ndërtimi i 27 urave dhe dy akseve rrugore në të cilat do të kalojë Trans Adriatik Pipeline.

Në tërësi projekti përmban 100 kilometra rrugë dhe 44 ura që ndodhen kryesisht në rajonin e Korçës, Skraparit dhe Fierit. Punimet prekin 1,300 parcela toke, ndërsa tubat do të shtrihen në 7,500 parcela..

Realizimi i procesit kadastral po ndiqet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga ky proces do të përfitojnë 25,000 persona.

Ndërtimet po kryhen nga kompania Alb-It JV “Gener 2–Sicilsaldo” dhe pritet të përfundojnë shpejt.

Pin It