INSTAT: Rriten importet, shkak  gazsjellësi TAP dhe HEC-et e Devollit

 

download-1

INSTAT deklaron se janë rritur me 7% importet gjatë 10-mujorit të parë të vitit 2016. Sipas të dhënave rritja më e madhe është në grupin e makinerive, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit.

Konkretisht ky sektor ka pësuar rritje të importeve me 12%. Në këto shifra mendohet të ketë ndikuar ndërtimi i gazsjellësit TAP dhe HEC-eve mbi Devoll.

Në total vlera e importeve për këto kategori arrin në afërsisht 170 miliardë lekë. Përkatësisht importi për grupin e materialeve të ndërtimit është 63 miliardë lekë, ndërsa për makineritë e pajisjet kjo vlerë është më shumë se 104 miliardë lekë.

 

Pin It