VISARE SHQIPTARE – NJOHIM KRAHINËN E BENDËS

15272230_1200673916653104_7071654460094646013_o

‘’Visare Shqiptare’’ këtë javë solli për dëgjuesit fragmente nga jeta, tradita e zonave përtej Dajtit. Folëm konkretisht për krahinën e Bendës e cila përfshin rreth 12 fshatra. Kishim të ftuar Selam Lila, gjuhëtar njëkohësisht një njohës i mirë i kësaj krahine.

I ftuari fillimisht bëri të ditur për dëgjuesit fshatrat e krahinës së Bendës ku përfshihet: Zallbastari, Shupalë, Selitë, Bastar si dhe disa fshatra të tjerë. Të gjithë fshatrat e sipërpërmendura janë me histori e vlera që i tregojnë për jetën dhe potencialin turistik e njerëzor të krahinës.

E veçanta e këtyre zonave janë kullat 3 katëshe. Kulla e fisit Gegaj dhe kulla e fisit Nelaj janë dy nga kullat që dallojnë më së shumti. Në hyrje të tyre shkruhet: Të na rrojë flamuri, gjë e cila dëshmon për shpirtin atdhetar.

Ndër të tjera u tha se banorët e zones së Bendës janë shumë arsimdashës, të cilët pavarsisht kushteve i janë kushtuar edukimit. Po ashtu traditat në veshje, gëzime, dasma dhe evente të tjera janë të rëndësishme për këto fshatra.

Selmani tha se banorët e zones iu kushtojnë rëndesi të veçantë veshjeve në dasma, ku dallon veshja tradicionale e cila në Bendë quhet barkore si dhe një shami që njihet si elvere (e cila mbahet edhe sot në këtë zonë). Veshjeve nuk ju mungojnë edhe motivet popullore, qëndismat me rruaza, dhe për ta veshur këtë veshje mund të harxhosh deri në 2 orë, e mbi të gjitha duhet një eksperte që të ta veshi.

Po ashtu i ftuari tha se zonat pas Dajtit janë një në të njëjtën kohë edhe një mundësi e mirë për të pushuar. Vet fshatrat e Bendës bashkohen në një ditë dhe festojnë për bukuritë e vendeve të tyre, ku nuk mungon pamja e maleve, e Bovillës, e burimit të Selitës, shpellat(një ndër to shpella e Beshit) livadhet plot gjelbërim si dhe ushqimet e shëndetshme të gatuara nga zonjat e krahinës.

Bisedës nuk i munguan edhe personazhet, ose njerëzit e mençur që kanë dalë nga fshatrat e Bendës, të cilët me një thjeshtësi kanë thënë fjalë të mençura dhe kanë lënë vlera që trashëgohen sot për brezat e ardhshëm.

Për më shumë detaje rreth bisedës :

https://soundcloud.com/spektrum-group/visaret-shqiptare-njohim-krahinen-e-bendes

 

 

 

 

 

Pin It