VISARE SHQIPTARE – NJOHËM FSHATIN ARSIMDASHËS TË PETRELËS

ZK1A1017

Në “Visare Shqiptare” këtë javë folëm për fshatin arsimdashës të Petrelës. Ishim në studio me Ilir Shehi, sekretari i përgjithshëm i shoqatës Petrela.

I ftuari jonë e nisi bisedën duke thenë se Petrela është fshat që ndodhet 15 km larg nga Tirana, nga rruga e Elbasanit dhe quhet vendi i dy kalave. Njëra nuk është kala, por qyteti antik i Përsqopit. Petrela është një vend piktoresk ku ndërthuren fusha, kodra dhe lumi.

Emri i këtij fshati ka pësuar ndryshime kohë pas kohe, derisa në ditët e sotme ka mbërritur si Petrela. Në këtë fshat kontribut të veçantë kanë dhënë imamët, klerikët e kohës të cilët përveç dijeve fetare kanë dhënë një ndihmë të veçantë edhe në arsim, duke ju mësuar kështu gjuhën shqipe.

Ndër të tjera i ftuari jonë na tregoi edhe për karakterin e petrelasve, për të cilët tha se janë njerëz të qetë, të butë, të cilët nuk kanë shkaktuar konflikte as në kohët më të vështira për zonën.

Ilir tha se Petrela është një vend i bukur, tepër atraktiv dhe shumë i përshtatshëm për t’u vizituar. Në fshat ndodhet një qendër hipizmi, turistët vijnë argëtohen, si dhe ushtrojnë sporte të ndryshme. Madje rrugët përkojnë me lagjet e Petrelës, të cilat kanë marrë një lloj zhvillimi dhe të ofrojnë një lloj kënaqësie.

Ndër të tjera i ftuari tregoi edhe për artizanatin dhe specialitetet e gatimit petrelas, të cilat e kanë pasuruar edhe më shumë kulturën e kësaj zone.

Në fund z.Shehi dha dhe një mesazh për dëgjuesit, duke ju thënë që ta mbajnë gjallë traditën, kulturën që na kanë lënë mendjet e ndritura të kohës.

Për më shumë mund ta dëgjoni emisionin në:

 

Pin It