Projektligj i ri për Institutin Shkencor të Hidrokarbureve

nafta

Parlamenti po shqyrton një projektligj të ri, i cili synon rikthimin e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve pas 10 vjetësh mungesë.

Ky institut do të jetë një strukturë shkencore e teknike, që do i shërbejë zhvillimit të sektorit të hidrokarbureve në vend. Ai do të menaxhojë gjithashtu edhe procedurat e marrëveshjeve me kompani të huaja.

Në ndryshim nga ligji i deritanishëm, ky projektligj i ri përfshin garantimin e sigurisë kombëtare si kusht për lidhjen e marrëveshjeve në sektorin e hidrokarbureve.

Pin It