Thënia e nënave se “spinaqi të bën të fortë se ka hekur”, nuk është e vetmja arsye për të cilën duhet t’i konsumojmë gjethet jeshile. Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë viti, veçanarisht gjatë dimrit ndaj mund tëa përgatisni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor.
Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si mangan, kalcium, selen, zink etj.
Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës. Perimja e gjelbër ofron më shumë vlera ushqyese se cilido ushqim tjetër.
Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorikë dhe përqindje të ulët të yndyrave (100g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).
Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe regullimit të nivelit të kolesterolinës.
100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Gjithashtu spinaqi ndihmon në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës. Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut.